“Ahmed ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Asimi, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullahu, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një rob bëri një mëkat, pastaj tha: “O Zot, bëra mëkat, andaj më fal mua!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.” Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.” Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal! Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim”, - dhe për së treti tha: "Le të bëjë çfarë të dojë (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati) .””