“Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Ukbe ibn Abdulgafiri se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një njeri prej popujve para jush, që Allahu e kishte furnizuar me pasuri dhe fëmijë, kur i erdhi vdekja, u tha të bijve: “Çfarë babai kam qenë për ju?” Ata i thanë: “Babai më i mirë.” Ai u tha: “Unë nuk kam asnjë vepër të mirë tek Allahu, e, nëse Allahu më ringjall, do të më dënojë. Prandaj, kur të vdes, më digjni të tërin, derisa të bëhem qymyr, pastaj më thërrmoni. E, kur ndonjë ditë të fryjë erë e fortë, më hidhni në det.” Kështu, ua mori premtimin, duke i shtyrë të betohen në Allahun. Ata ashtu vepruan: (hirin) e shpërndanë në një ditë me erë të fortë.” Allahu i Madhëruar tha: “Bëhu!” - dhe, për një moment, ai gjeti veten duke qëndruar në këmbë. Pastaj e pyeti: “O robi Im, çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai iu përgjigj: “Frika prej Teje.” Me ta thënë këtë fjalë, Allahu e mbuloi me mëshirën e Tij.” Në një transmetim tjetër qëndron: “Nuk e pyeti asgjë tjetër.””