“Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Ajashi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Kur të bëhet Dita e Kiametit, mua më jepet leja për ndërmjetësim, andaj do të them: “O Zot, futi në Xhenet të gjithë ata që në zemër kanë besim sa një farë sinapi!” Kështu, ata do të hyjnë. Pastaj do të them: “Futi në Xhenet të gjithë ata që në zemër kanë sado pak besim .” Enesi shton: “Sikur po i shoh tani gishtërinjtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ (duke aluduar në sasi të vogël).””