“Muhamed ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banori i fundit i Xhenetit që do të hyjë në Xhenet, njëherazi banori i fundit i Zjarrit që do të dalë prej Zjarrit, është një burrë i cili del duke u zvarritur. Zoti i tij i thotë: “Futu në Xhenet!” Ai thotë: “O Zot! Xheneti qenka mbushur! “Allahu ia përsërit atë tri herë, porse ai gjithherë i thotë: “O Zot, Xheneti qenka mbushur!” Atëherë Allahu i thotë: “Ti do të kesh sa dhjetë herë dynjaja.””