“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)? Ai ia ktheu: Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndonjëri prej jush do t'i afrohet Zotit të vet dhe Ai do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta pyesë: - A ke vepruar kështu e kështu? - Po, - përgjigjet robi. - A ke vepruar kështu e kështu? - Po, - përgjigjet sërish. Pastaj, Allahu e bën që t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja e sot po t'i fal të gjitha”, - tha Ibn Omeri. Ademi ka thënë: “Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Safvani nga Ibn Omeri (se ka thënë): “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.””