“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ademi e Musai debatuan mes vete dhe Musai i tha: “Ti je Ademi, që i ke nxjerrë pasardhësit e tu prej Xhenetit?” Ademi ia ktheu: “Ndërkaq, ti je Musai, që Allahu të përzgjodhi me shpallje dhe të foli drejtpërdrejt, e pastaj po më fajëson mua për diçka që më është përcaktuar para se të krijohem?!” Kështu, Ademi triumfoi kundrejt Musait.””