“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, besimtarët do të tubohen, e në atë rast do të thonë: “Sikur të kërkonim ndërmjetësim te Zoti ynë (për ta filluar gjykimin) , që të na rehatojë nga ky vend.” Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ti je Ademi, babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet, melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, t'i ka mësuar emrat e çdo gjëje, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne, që të na rehatojë.” Ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë" - dhe ua përmend gabimin e vet që e ka bërë.””