“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy thekifas dhe një kurejsh, - ose ka thënë: dy kurejshë dhe një thekifas, - barkmëdhenj e mendjetrashë, ishin mbledhur te Qabeja dhe njëri prej tyre tha: “A mendoni se Allahu na dëgjon çfarë flasim?” Tjetri iu përgjigj: “Na dëgjon nëse flasim me zë, porse nuk na dëgjon nëse flasim fshehurazi (me zë të ulët).” Ndërkaq, i fundit tha: “Nëse na dëgjon kur flasim me zë, atëherë na dëgjon edhe kur flasim fshehurazi.” Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate në dynja) duke menduar se nuk do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit, të parët dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit.” (Fusilet, 22)”