“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: - Cili është mëkati më i madh tek Allahu? - “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar”, - m'u përgjigj ai. - Me të vërtetë kjo është diçka shumë e madhe, - thashë unë, pastaj vazhdova: “Pastaj cili?” - “Ta vrasësh fëmijën tënd, nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” - Pastaj cili? - “Të bëhet zina me gruan e fqinjit”, - u përgjigj Pejgamberi ﷺ.”