“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë Pejgamberi ﷺ, teksa po rrëfente një hadith në praninë e një beduini, tha: “Një burrë nga banorët e Xhenetit i kërkoi leje Zotit të vet për të mbjellë, e në atë rast Ai i tha: - A nuk ndodhesh në mesin e gjërave që t'i ka ëndja? - Po, por kam dëshirë të mbjell, - i tha robi. Pastaj ai shpejtoi dhe e hodhi farën. Kështu, mbirja, rritja, korrja (e së mbjellës) dhe tubimi i tij ia tejkaluan lëvizjes së qerpikut, saqë u bënë sa kodra. Atëherë Allahu i Madhëruar tha: “Ja, merre, o biri Ademit, sepse ty nuk të ngop asgjë.” Beduini tha: “O i Dërguari i Allahut, ky ose është kurejsh, ose ensar, sepse ata janë njerëz të të mbjellave, kurse ne (beduinët) nuk jemi njerëz të të mbjellave.” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi sakaq.”