“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit!” - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë, e mira është në Duart e Tua, - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - A doni t'ju jap edhe më mirë se kaq? - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.””