“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndronte fshehur në Mekë dhe ngrinte zërin duke lexuar Kuran. Me ta dëgjuar idhujtarët, e shanin Kuranin dhe atë që e kishte përcjellë. Prandaj, Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë e as me zë tepër të ulët...” (Isra, 110)”