“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësae, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Kam vënë re se i pëlqen bagëtitë dhe fushat. Kur të jesh te bagëtitë ose nëpër fusha dhe e thërret ezanin për namaz, ngrije zërin me ezan, sepse: ”... nuk ndodh ta dëgjojë zërin e muezinit ndonjë xhin, njeri ose diçka tjetër, e të mos dëshmojë për të Ditën e Kiametit.” Ebu Seidi tha: “Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.””