“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës e lexonte Fatihanë dhe nga një sure. Rekatin e parë e zgjaste, kurse të dytin e shkurtonte. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet). Në namazin e ikindisë e lexonte Fatihanë dhe nga një sure, si dhe e zgjaste rekatin e parë. Në namazin e sabahut e zgjaste rekatin e parë dhe e shkurtonte të dytin.””