“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Umare se Ebu Mameri tregon: “E pyetëm Hababin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - A lexonte (Kuran) Pejgamberi ﷺ në namazin e drekës dhe ikindisë? - Po, - tha ai. - E si e kuptonit këtë? - e pyetëm. - Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - na u përgjigj Hababi.””