“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të drekës dhe ikindisë e lexonte Fatihanë dhe ndonjë sure tjetër. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet).””