“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Fadli e dëgjoi atë duke lexuar suren Murselat e në atë rast i tha: “Betohem në Allahun, o biri im, se me leximin e kësaj sureje më kujtove se ky ka qenë leximi i fundit që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, që e pati kënduar në namazin e akshamit.””