“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Ebu Vaili tregon se një burrë vajti tek Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: - Sonte e kam lexuar mufesalin në një rekat të vetëm (gjatë namazit të natës). - Me nxitim, siç reciton poezi? - tha ibn Mesudi. - Më kujtohet shumë mirë se si Pejgamberi ﷺ i çiftëzonte suret e përafërta me njëra-tjetrën dhe i lexonte nga një në çdo rekat. Pastaj i përmendi njëzet sure prej mufesalit dhe dy sure prej atyre që fillojnë me “Ha mim”.”