“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës e lexonte Fatihanë dhe nga një sure, kurse në dy rekatet e fundit vetëm Fatihanë. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet). Rekatin e parë e zgjaste, kurse të dytin jo. Njëjtë vepronte edhe në ikindi dhe sabah.””