“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në namazin drekës, e zgjaste rekatin e parë, kurse rekatin e dytë e shkurtonte. Të njëjtën gjë e vepronte edhe në namazin e sabahut.”