“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur imami të thotë “amin”, thoni edhe ju, sepse atij, amini i të cilit përputhet me aminin e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.” Ibn Shihabi tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte "amin" .”