“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte “Allahu Ekber" (tekbir) në çdo namaz farz apo vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, dhe: “Rabena ve lekel hamd.” Duke rënë në sexhde, thoshte: “Allahu ekber.” Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju, namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë.””