“Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semi Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Pastaj lutej për disa njerëz duke i përmendur me emra: “O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin, Ajash ibn Ebu Rabian dhe të gjithë besimtarët e dobët! O Allah, vështirësojua gjendjen mudarit dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!” Pjesëtarët e fisit mudar, që jetonin në lindje, atëkohë ishin kundër Pejgamberit ﷺ.””