“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, - ose ka thënë: sikur të mos më dukej e rëndë për njerëzit , - do t'i urdhëroja ta përdornin misvakun për çdo namaz.””