“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, (vonohem qëllimisht nganjëherë dhe) mezi e zë namazin (me xhemat), për shkak se filani po e zgjat shumë (namazin).” Ebu Mesudi thotë: “Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të zemëruar aq shumë gjatë këshillimit të tij sikurse atë ditë.” Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i irritojnë të tjerët (nga xhamia) . Ata që u prijnë njerëzve në namaz, të mos ua zgjasin, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.””