“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Jusuf ibn Maheku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në një prej rrugëtimeve tona i Dërguari i Allahut ﷺ ngeli mbrapa nesh. Kur na zuri, namazit të ikindisë pothuajse i kishte kaluar koha (e rregullt), ne filluam t'i pastronim këmbët (gjatë abdesit) me nguti dhe jo mirë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ, dy-tri herë, thirri me zë të lartë: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri.””