“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Muharibi, e këtij i ka treguar Salih ibn Hajani se Amir Shabiu ka thënë: Më ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre persona kanë shpërblim të dyfishtë: 1. Personi, ithtar i Librit , që e ka besuar pejgamberin e vet dhe e beson Muhamedin ﷺ; 2. Robi që kryen detyrat ndaj Allahut Fuqiplotë dhe detyrat ndaj zotërisë së vet; 3. Personi që posedon robëreshë, të cilën e edukon dhe e mëson në formën më të mirë, e pastaj e liron dhe martohet me të, i tilli shpërblehet dy herë.” Pastaj, Amiri i tha nxënësit të tij: “Ta dhamë këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.””