“Is'hak ibn Ibrahim ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Fillimisht, ditën e Bajramit të Fitrit Pejgamberi ﷺ e fali namazin, pastaj mbajti hutben. Pasi e kreu, shkoi te gratë dhe i rikujtoi. Gjatë kësaj kohe mbahej për dorën e Bilalit, ndërkohë Bilali e shtrinte rrobën e tij, që gratë t'i vendosnin sadakatë e tyre. Ibn Xhurejxhi tregon se e pyeti Atain: - Zekatin e Fitrit (po e jepnin)? - Jo, ishte thjesht sadaka, që e jepnin vullnetarisht. I hidhnin unazat dhe çfarë kishin me vete, - iu përgjigj Atai. - A mendon se (edhe tani) imami e ka për detyrë të shkojë te gratë e t'i këshillojë pas hutbes (së Bajramit)? - pyeti Ibn Xhurejxhi. - Kjo është detyra e tyre, e pse të mos e kryejnë? - tha Atai.””