“Ibn Xhurejxhi ka thënë: Më ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam marrë pjesë në faljen e Bajramit të Fitrit te Pejgamberi ﷺ, tek Ebu Bekri, tek Omeri dhe tek Othmani. Të gjithë e falnin namazin para hutbes, pastaj ligjëronin. Sikur po e shoh tani Pejgamberin ﷺ kur doli (pas namazit të Bajramit) duke ua bërë njerëzve me dorë, që të uleshin, dhe eci së bashku me Bilalin nëpërmjet safave derisa arriti te gratë, ku lexoi ajetin: “N ëse vijnë te ti besimtaret e të betohen se nuk do t'i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t'i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t'i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë ” (Mumtehine, 12) dhe u tha: - “A jeni ende në këtë betim?” - Po, - i tha njëra prej grave. Gratë e tjera nuk u përgjigjën, kurse për këtë Haseni nuk e dinte se cila ka qenë. - “Atëherë jepni sadaka”, - u tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, Bilali e shtriu rrobën e tij (që gratë t'i vendosnin sadakatë e tyre) dhe u thoshte: - Ejani, shpejtoni. Babë e nënë kurban i bëfsha! Ato i hidhnin byzylykët dhe unazat në rrobën e Bilalit.””