“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Mahrame ibn Sulejmani, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se bujti te tezja e vet, Mejmunia, dhe tregon: “U shtriva në shtrat për së gjeri, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ dhe gruaja e tij u shtrinë për së gjati. Përafërsisht, i Dërguari i Allahut ﷺ fjeti deri në mesnatë, pastaj u zgjua dhe e fërkoi fytyrën me dorë, që t'i largohej gjumi. I këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Ali Imran, pastaj u ngrit, mori një ibrik të varur, nga i cili mori abdes në mënyrë të përkryer. Më pas, filloi të falej. Unë veprova të njëjtën gjë dhe u ngrita e iu bashkëngjita për t'u falur pranë tij. Ai ma vuri dorën e djathtë mbi kokë dhe ma përdrodhi veshin (për të më zhvendosur në të djathtë të tij). I fali dy rekate, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, e, në fund, e fali vitrin dhe u shtri derisa muezini e thirri ezanin. Atëherë u ngrit, i fali edhe dy rekate dhe doli ta falte namazin e sabahut.””