“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Namazi i natës falet dy nga dy. Nëse vendos të ndalesh, fal vetëm edhe një rekat, që t'i bësh tek ato që ke falur.” Kasimi ka thënë: “Kemi parë besimtarë (të gjeneratave të para) që e falnin vitrin tri rekate. Kjo është tematikë e gjerë, andaj shpresoj se nuk prish punë.””