Surja 105
El-Fil
الفيل
أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَٰبِ ٱلۡفِيلِ
Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?
أَلَمۡ يَجۡعَلۡ كَيۡدَهُمۡ فِي تَضۡلِيلٖ
A nuk ua prishi atyre kurthin,
وَأَرۡسَلَ عَلَيۡهِمۡ طَيۡرًا أَبَابِيلَ
duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
تَرۡمِيهِم بِحِجَارَةٖ مِّن سِجِّيلٖ
të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
فَجَعَلَهُمۡ كَعَصۡفٖ مَّأۡكُولِۭ
Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.
Burimet
Teksti arabisht dhe përkthimi i kuptimeve: QuranEnc / Hasan Nahi.
Përkthimi është shpjegim i kuptimeve në shqip dhe nuk zëvendëson tekstin arab të Kuranit.