“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po qëndronim me Pejgamberin ﷺ, erdhi një idhujtar i gjatë e flokëshprishur duke u grahur deleve, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: - “I ke për shitje apo për dhurim?” - Ose ka thënë: “... apo për dhuratë?” - Jo, i kam për shitje, - iu përgjigj idhujtari. Kështu, Pejgamberi ﷺ bleu një dele prej tij.”