“Muhamed ibn Fadël Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Disa njerëz po pretendojnë se ky ajet është shfuqizuar. Jo, betohem në Allahun se nuk është shfuqizuar, por vetë njerëzit e kanë neglizhuar. Janë dy lloje përgjegjësish (në ndarjen e trashëgimisë): 1. Njëri që trashëgon, që njëherazi duhet edhe të dhurojë; 2. Tjetri që nuk trashëgon, i cili duhet të flasë fjalë të mira, pra, thotë: “Juve nuk kam të drejtë t'ju jap (diç prej kësaj pasurie).””