“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Nëna ime ka vdekur papritmas dhe mendoj që, sikur të kishte pasur kohë të fliste, do të jepte sadaka. A të jap unë sadaka për të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po, jep sadaka për të.””