“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sad ibn Ubade e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Nëna më ka vdekur pa përmbushur një zotim të sajin.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Atëherë ti përmbushe zotimin e saj.””