“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jalai, e ky e ka dëgjuar Ikrimen, të çrobëruarin e Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sad ibn Ubades i vdiq nëna kur ai kishte qenë larg në një udhëtim, andaj vajti te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna më ka vdekur teksa isha larg, në udhëtim. Vallë, i bën dobi nëse jap sadaka për të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Sadi tha: “Atëherë ji dëshmitar se kopshtin tim, Mihrafin, po e lë vakëf për të.””