“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në mesin e atyre që e bartnin plaçkën e Pejgamberit ﷺ ka qenë një burrë që e quanin Kirkira, i cili vdiq. I Dërguari i Allahut ﷺ, në lidhje me të, tha: “Ai është në Zjarr.” Kur shkuan ta shohin, gjetën një xhybe, të cilën e kishte marrë nga plaçka.”