“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Omeri, i biri i Muhamed ibn Xhubejr Mutëimit, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhubejri se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa po udhëtonte me të Dërguarin e Allahut ﷺ së bashku me ushtrinë, duke u kthyer nga Hunejni, njerëzit filluan t'i lypin të Dërguarit të Allahut ﷺ, saqë e mbështetën për një pemë, në të cilën iu mbërthye pelerina. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në këmbë dhe tha: “Ma jepni pelerinën time! Sikur të posedoja deve sa numri i pemëve që gjenden këtu, të gjitha do t'jua ndaja juve, që ta dini se nuk jam koprrac, as gënjeshtar e as frikacak.””