“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecja me Pejgamberin ﷺ, i cili kishte veshur cibun nexhran, një beduin e rrëmbeu për cibuni, e tërhoqi me ashpërsi, saqë jakat e cibunit i lanë shenja Pejgamberit ﷺ në supe, dhe i tha: “Më ndaj një hise nga pasuria e Allahut që ndodhet tek ti.” Pejgamberi ﷺ e shikoi dhe buzëqeshi, pastaj urdhëroi t'i jepej diçka.””