“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne mrekullitë i llogaritnim bereqet, kurse ju po i llogaritni si fenomene frikësuese. Njëherë, me të Dërguarin e Allahut ﷺ qemë në një udhëtim, ku rezervat e ujit u pakësuan shumë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ma sillni pak ujë” , andaj i çuam një enë ku kishte pak ujë. Ai e futi dorën në enë dhe tha: “Ejani të merrni ujë të pastër e të bereqetshëm, ndërkohë bereqeti është prej Allahut.” Pashë ujin se si buronte mes gishtave të Pejgamberit ﷺ. Po ashtu, dëgjuam ushqimin duke bërë tesbih (ta përmendë Allahun) teksa e hanim.””