“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e këtij i ka treguar Amiri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur më vdiq babai, la një borxh (pa kthyer). Kështu, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Babai ka lënë një borxh, kurse unë nuk kam asgjë (për ta mbuluar borxhin), përveç prodhimeve të kopshtit të hurmave të tij, të cilat nuk do ta mbulonin borxhin e tij për vite të tëra. Andaj, a mund të vish me mua, me shpresë që borxhlinjtë të mos më rëndojnë.” Pejgamberi ﷺ u end përreth një grumbulli hurmash dhe bëri dua, pastaj njëjtë veproi te një tjetër, u ul mbi të dhe tha: “Merri (dhe jepu borxhlinjve) !” Kështu, ua ktheu tërë borxhin atyre dhe mbeti po aq sa u kishte dhënë.””