“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullah ibn Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasit, e ky nga babai i tij se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë për dikë që ecën në Tokë se është banor i Xhenetit, përveç për Abdullah ibn Selamin. Në lidhje me të ka zbritur ajeti: “Thuaj: “Më tregoni mua se, nëse ai (Kurani) është prej Allahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga benu israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej Allahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)? E, s'ka dyshim se Allahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit. ” (Ahkaf, 10)”