“Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij dhe Fatimja se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ deshi të migrojë për në Medinë, atij dhe Ebu Bekrit ua përgatita plaçkat e udhëtimit. Pastaj i thashë babait: “Nuk mund të gjej asgjë për t'i lidhur, përveç shokës sime.” Ai tha: “Ndaje atë në dy pjesë.” Unë ashtu veprova dhe, që atëherë, u emërtova Zonja e dy shokave. Ndërkaq, Ibn Abasi e ka quajtur: Esma, Zonja e shokës.”