“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Medinë, Suraka ibn Malik ibn Xhuëshumi i shkoi pas. (Kur i arriti) Pejgamberi ﷺ u lut kundër tij, e në atë rast kalit të tij i sharruan këmbët (në tokë dhe u rrëzua). Kështu, ai tha: “Lute Allahun për mua, se nuk do të të dëmtoj”, - dhe Pejgamberi ﷺ u lut për të. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte etje dhe, kur kaluan pranë një bariu, Ebu Bekri tregon: “Unë mora një enë dhe mola një dele duke mbushur enën me pak qumësht, të cilën ia solla Pejgamberit ﷺ dhe ai piu, derisa mbeta i kënaqur.””