“Zekerija ibn Jahjai më ka treguar nga Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u nisa (për hixhret), qeshë shtatzënë në Abdullah ibn Zubejrin, në muajin e fundit. Pasi arrita në Medinë, u ndala në Kuba, ku e linda Abdullahun. Pastaj ia solla Pejgamberit ﷺ dhe ia vendosa në prehër. Ai kërkoi një hurmë, të cilën e përtypi, ndërsa pështymën e vendosi në gojën e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte pështyma e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj, me hurmë ia fërkoi gojën dhe u lut për të që Allahu ta bëjë të begatshëm.” Ky ishte fëmija i parë që ka lindur në Islam. Transmetimin e Ebu Usames e fuqizon Halid ibn Mahledi nga Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Esma se ajo bëri hixhret me Pejgamberin ﷺ duke qenë shtatzënë.”