“Kutejbe transmeton nga Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fëmija i parë që ka lindur në Islam është Abdullah ibn Zubejri. Atë e sollën te Pejgamberi ﷺ, i cili mori një hurmë, e përtypi, pastaj e futi në gojën e Abdullahut. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte pështyma e Pejgamberit ﷺ.””