“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi (në Medinë), Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi me Sad ibn Rebi Ensariun. Sadi ia afroi gjysmën e pasurisë dhe njërën prej grave të tij. - Allahu të begatoftë në familjen dhe në pasurinë tënde, por vetëm më drejto te tregu! - i tha Abdurrahmani. (Kur u kthye prej tregut) Abdurrahmani tanimë kishte fituar pak djathë dhe gjalpë. Pas disa ditësh, Pejgamberi ﷺ e pa Abdurrahmanin tek i vëreheshin gjurmë të verdha parfumi, andaj e pyeti: - “Ç'është kjo, o Abdurrahman?” - Jam martuar me një ensare, o i Dërguari i Allahut. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa pesha e një bërthame të hurmës. - “Bëj një gosti, të paktën me një dele”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””