“Hibani më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur e goditën Haram ibn Milhanin, - që ishte daja i Enesit, - në ndodhinë e Pusit të Meunes, ai e bëri fytyrën dhe kokën me gjak, pastaj tha: “Fitova, për Zotin e Qabesë.””