“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Më ka diktuar Hisham ibn Jusufi nga kujtesa e tij, e këtij i ka rrëfyer Mameri se Zuhriu tregon: “Velid ibn Abdulmeliku më ka thënë: “A ke dëgjuar se Aliu ka qenë prej atyre që e kanë akuzuar Aishen?” Unë i thashë: “Jo, por dy pjesëtarë të fisit tënd, Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harithi, më kanë treguar se Aishja u ka thënë atyre se Aliu ka heshtur në çështjen e saj.” Ata prapë e pyetën Zuhriun, e ai iu përgjigj njëjtë dhe u tha: “Aliu, pa asnjë dyshim, ka heshtur. Kështu qëndron edhe në dorëshkrimin e vjetër.””